Kuvendi i Kosovës sot po mban seancën e jashtëzakonshme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Veç kësaj seance, Kuvendi do të mbajë edhe dy të tjera gjatë javës.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë njoftoi se do të ketë seancë edhe të mërkurën për vazhdimin e pikave të rendit të ditës dhe një tjetër të enjten e thirrur nga opozita, për menaxhimin e pandemisë.
Seanca të mërkurën nis në ora 14:00, ndërkohë ajo e së enjtes në ora 11:00./GazetaSinjali/