Politikologu dhe eksperti për Ballkanin Bodo Weber, thekson se edhe sikur Serbia të pranojë marrëveshjen përfundimtare për njohjen e Kosovës, e ndoshta kjo e fundit të merrte gjithçka, veç anëtarësimit në OKB pasi Rusia nuk do t’a lejonte.
Ai ka thënë se plani i ri franko-gjerman pothuajse gjysmëmarrëveshje pas fazës së krizës dhe ngërçit në të cilin ka rënë dialogu në pesë vitet e fundit qëllimi i të cilit është kthimi i fokusit nga disa çështje të nivelit të ulët dypalësh, në dialogun për çështje thelbësore, është mosmarrëveshja rreth statusit.
Gjithashtu, problemi është se publiku nuk ka pasur një pasqyrë të qartë për të gjithë propozim-marrëveshjen dhe nuk është e qartë nëse dy palët përpara tyre kanë pasur të njëjtin version të dokumentit.
I pyetur të komentojë “non-pejperin” e ri të cilën e kanë publikuar mediat ku bëhet e ditur se Kosova e Serbia do të përballen me pasojat nëse nuk pranohet plani franko-gjerman, ai thotë se duhet të tregohet i kujdesshëm se këto media edhe më herët kanë publikuar “dokumente ekskluzive për të cilat më vonë nuk kanë qenë të besueshme”.
Duke i’u referuar deklaratës së presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq se Sërbia kërcënohet me sanksione nëse nuk pajtohet me marrëveshjen, ai thekson se edhe këtu do të ishte i kujdesshëm, por shton se mendon se do të ketë pasoja të caktuara, siç njoftuan zyrtarë të ndryshëm evropianë dhe këto do të jenë në formën e një ndihme ekonomike të reduktuar.
Përsa i përket ngrirjes apo ndërprerjes së procesit të negociatave të Sërbisë me BE, ai thekson se deri më tani kjo nuk është e konfirmuar.
“Ka disa ekzagjerime, por sigurisht që ka presion ndaj Beogradit dhe Prishtinës” thotë Bodo Veber në emisionin “Pas lajmit”.
I pyetur për të komentuar vlerësimet e disa analistëve se Beogradi dhe Prishtina nuk kanë asnjë motiv për të nënshkruar marrëveshjen pasi nuk ka as “karrotë e as hu” për ta, ai për këtë jep pëlqimin e vet.
“Ka njëfarë huri në kuptimin e fillimit të luftës në Ukrainë dhe ky nivel i vështrimit përmes gishtave të Sërbisë për shkak të politikës së uljes në dy stola, nuk ka më një tolerancë të tillë dhe nëse kjo nismë do të dështonte, sigurisht që do të kishte një efekt, nëse do të çonte në ndërprerjen e negociatave të para-anëtarësimit siç ka kërkuar vazhdimisht Parlamenti Evropian, kjo duhet pritur për t’u parë” thekson Weber.
Për karrotën, ai shton se sigurisht kjo është një pjesë e forcimit të mbështetjes ekonomike për Sërbinë e Kosovën.
I pyetur se në çfarë faze janë negociatat, ai tha se “meqenëse gjithçka po zhvillohet me dyer të mbyllura edhe kjo nuk është e qartë, por kur shikon deklaratat e zyrtarëve evropianë… ke përshtypjen se Beogradi dhe Prishtina duhet vetëm të firmosin mbi marrëveshje”.
Megjithatë, ai vlerëson se nuk është e qartë nëse pjesëmarrësit kishin para vetes të njëjtin version të dokumentit.
“Gjatë vizitës së tij të papritur në Kosovë, i dërguari i posaçëm i BE, Mirosllav Llajçak, përmendi marrëveshjen me 11 pika, ndërsa Kurti një apo dy ditë më vonë, foli për marrëveshjen me 10 pika. Mesa duket askush nuk e ka të qartë se cili version po negociohet”, përfundon ai.
Veber thekson se vetë fshehtësia nuk ka pse të kontestohet në negociata kaq të ndjeshme, ndërsa më shumë diskutohet nëse qëllimi i marrëveshjes në thelb do të arrihet me procedurë.
Ai thekson se elementi kyç i marrëveshjes përfundimtare dhe përfundimi i gjithë dialogut, është njohja e Kosovës nga Sërbia.
Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, ai thotë se është një “pjesë ideologjike, një pikë e devijuar”.
“Edhe sikur Sërbia të pajtohet me marrëveshjen përfundimtare për njohjen e Kosovës, ndoshta Kosova do të marrë gjithçka, përveç anëtarësimit në OKB edhe sikur të marrë mbështetjen e Sërbisë, Rusia sigurisht që nuk do të pajtohet”, vlerëson ai.
I pyetur nëse është më e rëndësishme që Kosova të njihet prej Sërbisë, për shembull, sesa nga Spanja që është një nga pesë vendet anëtare të BE që nuk e njohin pavarësinë e saj, ai thekson se edhe nëse Llajçaku mund të sigurojë që disa nga vendet e BE që nuk e njohin Kosovën të ndërrojnë mendje, gjë që shpallet si “karotë” për Prishtinën, “Spanja sigurisht që nuk do të jetë në mesin e tyre, do të jetë Greqia e jo Spanja”.
E nëse ka një opsion për mos formimin e BKS të cilën Kurti e refuzon edhe pse bashkësia ndërkombëtare është e vendosur se ky është një obligim i nënshkruar nga Prishtina në Bruksel, ai thotë se “edhe kjo është një pikë krejtësisht e paqartë në propozimin franko-gjerman”.
“Nëse BKS është parakusht për nënshkrimin e marrëveshjes apo nëse është pjesë e pakos së marrëveshjes së re, këtu ndeshemi me deklarata kontradiktore. Problemi me BKS është një temë për të cilën dialogu ngeci shtatë vjet më parë”, paralajmëron ai dhe pyet se nëse bashkësia do të ketë pushtet ekzekutiv apo jo, nuk mund të zgjidhet pa një përcaktim të qartë nga negociatorët perëndimorë.
I pyetur se kush është më konstruktiv-Vuçiq apo Kurti-Veber thekson se nga vizita e fundit e të pestësve në Beograd dhe Prishtinë, duket se Perëndimi ka vendosur që problemi është në Prishtinë e jo në Beograd, “dhe duket se ky është rezultat i qasjes taktike të Beogradit sepse prej disa kalkulimeve, është konceptuale se negociatat do të dështojnë dhe fajin për këtë do bjerë mbi Prishtinën”, transmeton N1.