image Vdiq ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano

Evropë

Vdiq ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano

news image

Ish-presidenti i Italisë gjatë viteve 2006-2015, Giorgio Napolitano është ndarë nga jeta.

Ai vdiq sot në Romë në moshën 98-vjeçare, pasi prej disa kohësh kishte probleme shëndetësore, të lidhura edhe me moshën.

Në vitin 2018 ai u shtrua në spitalin e San Camillo dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Në maj të vitit të kaluar ai u shtrua sërish, këtë herë në spitalin e Spallanzanit, për një operacion abdominal.

Ai la pas gruan e tij Clio Maria Bittoni dhe dy djemtë e tij Giovanni dhe Giulio.

/GazetaSinjali/