image Vdesin dy persona pas një sulmi me thikë në një kishë të Californias

Botë

Vdesin dy persona pas një sulmi me thikë në një kishë të Californias

news image

Dy njerëz kanë vdekur dhe shumë njerëz të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në kishë në San Jose të Californias, të dielën vonë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kryebashkiaku Sam Liccardo shkroi në Twitter se kishte një sulm në Kishën Baptiste Grace. Ai gjithashtu kishte thënë se një i dyshuar u arrestua, por ai më vonë fshiu postimin e tij dhe tha se një deklaratë nga policia do të vinte më vonë.

Policia thotë në Twitter se shumë njerëz u plagosën dhe disa nga dëmtimet janë kërcënuese për jetën. Ishte e paqartë saktësisht se sa njerëz u plagosën.

Po ashtu, njësitet policore atje u shprehën se asnjë shërbim nuk po bëhej në atë kohë, por që individë të pastrehë ishin sjellë në kishë për t’i nxjerrë nga të ftohtit. /Gazeta Sinjali/