image Vdesin dy persona nga COVID-19 në Gjilan

Shëndetësi

Vdesin dy persona nga COVID-19 në Gjilan

news image

Dy persona në Gjilan e kanë humbur betejën me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili ka bërë të ditur se viktimat janë të moshës 92 dhe 75 vjeç.

“Po, dy persona nga Gjilani sot kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19. Njëri ka qenë 92 kurse tjetri 75 vjeç”.

Momentalisht në këtë spital janë të pranuar 24 pacientë, derisa 14 prej tyre janë të konfirmuar me COVID 19.

Deri më tani në Kosovë numri i personave që kanë humbur luftën me COVID 19 ka arritur në 655.

Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./Gazeta Sinjali/