image Vdesin dy pacientë me COVID-19 në Infektivë, njëri 41-vjeçar

Shëndetësi

Vdesin dy pacientë me COVID-19 në Infektivë, njëri 41-vjeçar

news image

Dy pacientë me COVID-19 të cilët po trajtoheshin në Klinikën Infektive në QKUK kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëri nga viktimat është një 41-vjeçar nga Prishtina, i cili nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së kësaj klinike, Sadije Namani, tha se për momentin në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 88 pacientë, prej të cilëve 57 janë me oksigjeno terapi dhe dy të intubuar.

“Nga raporti i fundit, ne i kemi gjithsej 88 pacientë që po trajtohen në Klinikën Infektive. Prej tyre 57 janë me oksigjeno terapi, dy pacientë janë të intubuar, me respiratorë dhe gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në kujdesin intensiv. Rastet që kanë ndërruar jetë fatkeqësisht ka qenë një i ri 41-vjeçar nga Komuna e Prishtinës, i cili ka ndërruar jetë ditën e 9 pas hospitalizimit dhe një i moshuar 85-vjeçar, edhe ky në fund të javës së dytë të hospitalizimit, ditën e 13 ka ndërruar jetë, kanë qenë në gjendje të rëndë, të intubuar. I pari ka 1979 i lindur në Komunën e Prishtinës i dyti 1935 nga Prishtina po ashtu”, tha ajo.

Namani njoftoi se 41-vjeçari nuk ka dhënë të dhëna për sëmundje shoqëruese, ndërkaq i moshuari ka pasur sëmundje shoqëruese.

Sa i përket variantit të ri të COVID-19, Namani theksoi se në Klinikën Infektive nuk ka pasur pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me variantin e ri të virusit.

Namani foli edhe për rastet e riinfektimit me coronavirus,të cilat tha se janë duke i hulumtuar.

“Gjithsej kanë qenë katër në Klinikën Infektive, se mendimi im personal është se duhet me u verifiku nëse ata vërtetë kanë pasur virus para disa muajve. Dy rastet me riinfektion njëri i pranuar sërish pas disa muajve dhe tjetri një herë, mendoj se në testimet e para pa manifestime klinike me një mostër pozitive dhe ritestim negativ, nuk kanë pasur infeksion me Sars-Cov2”, tha ajo./Gazeta Sinjali/