Dy persona kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me thikë në Urën e Londrës.
Policia Metropolitane e shpalli sulmin “incident terrorist”.
I dyshuari për sulmin me thikë, i cili u vra në vendin e ngjarjes vetëm pasi sulmoi disa të tjerë me thikë, besohet se ka pasur veshur në trup edhe një pajisje eksplozive, tha policia.
Një gazetar i BBC-së tha se ka parë një grindje në urë dhe disa njerëz duke sulmuar një tjetër.
Policia i këshilloi njerëzit pranë vendit të ngjarjes që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, shkroi në Twitter se është njoftuar në lidhje me incidentin dhe se dëshiron të falënderojë policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre./Gazeta Sinjali/