image Vdesin 4 adoleshentë në një aksident në ShBA

Botë

Vdesin 4 adoleshentë në një aksident në ShBA

news image

4 persona kanë humbur jetën në ShBA, si pasojë e një aksidenti tragjik.

Mediat e huaja, kanë bërë me dije se një 17-vjeçar tentoi të “fluturonte” mbi një kodër në Hickory Hills në Illinois të ShBA-së. Makina e tij përfundoi duke u përplasur me një makinë tjetër dhe u nda në dysh, e si pasojë 4 adoleshentët humbën jetën.

Aksidenti ndodhi pasditen e së shtunës, ndërkohë në një deklaratë për mediat vendase, policia lokale tha se adoleshenti akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

“Automjeti, një Mercedes SUV 2008, po udhëtonte në rrugën e 89-të, me një shpejtësi ekstremisht të lartë, në atë që ne besojmë se ishte një tentativë për të fluturuar mbi majën e kodrës së 86th Avenue”, tha policia në deklaratë.

Nga aksidenti humbën jetën Omarion Rieves dhe Nathaniel Phillips, të dy 17 vjeç,  Destiny M Giera, 16 vjeç dhe Jemerrio X Rieves, 15 vjeç.

Brenda në automjet ndodheshin 6 persona, 2 prej të cilëve, shoferi dhe një tjetër, u larguan nga spitali pasi morën mjekim./Gazeta Sinjali/