image Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës nga COVID-19

Sociale

Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës nga COVID-19

news image

Të enjten ka humbur jetën zyrtari i Policisë së Kosovës, Hevzi Shabani, nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

I ndjeri ishte i shtrirë në QKUK, si pasojë e trajtimit me COVID-19, ka bërë të ditur Ismet Hashani zyrtar për media në policinë e Kosovës në Gjilan.

I ndjeri është i lindur më 24.11.1958 dhe i takonte gjeneratës së XI të Policisë së Kosovës ku karriren e fillojë në Stacionin Policor në Gjilan, ku me nder dhe përkushtim ka punuar, duke qenë i respektuar për kolegët dhe komunitetin.Viteve te fundit ishte i caktuar në zonën e Stacionit Policor të Novobërdes, ku po ashtu punoi dhe veproi duke qenë shembull për të gjithë ne“, ka njoftuar Hashani.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit. /Gazeta Sinjali/