image Vdes zëvendësministri në aksident trafiku

Rajon

Rajon/ Vdes zëvendësministri në aksident trafiku

news image

Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ahmet Haluk Dursun, ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti të trafikut në provincën lindore Van.

Tre persona të tjerë u lënduan si rezultat i këtij aksidenti.

Dursun ishte në provincën Mus në Turqinë lindore për të shënuar përvjetorin e betejës midis Selxhukëve dhe Perandorisë Bizantine në 1071. Ai pastaj shkoi në një lokacion historik në provincën Bitlis.

Sipas raportimeve të mediave, ai ishte duke u larguar nga Bitlisi kur makina e tij doli nga rruga, në një zonë në provincën fqinje Van.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit.