Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviç. Ai ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare pas një sulmi në zemër.
Stojanoviç ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës, ku këtë post e mbajti nga viti 2009 deri në vitin 2013.
Së fundmi ai ishte zëvendësministër në Ministrinë e Financave në qeverinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/