Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga Gjilani, Nehat Ramadani, ka ndërruar jetë sonte në moshën 56-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se Ramadani ishte i prekur me COVID-19 dhe ishte shtruar në spital që një muaj.
“Po, ka ndërru jetë në 21:50, tash u konfirmu prej familjes. Po, prej COVID-it ka qenë. Ju ka kompliku gjendja shëndetësore, sepse që një muaj ka qenë në spital”, tha Haziri./Gazeta Sinjali/