image Vdes vëllai i ministres Rozeta Hajdari

Kosovë

Vdes vëllai i ministres Rozeta Hajdari

news image

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka marrë një lajm të kobshëm gjatë kësaj mbrëmje.

Ministrja ka njoftuar se ka ndërruar jetë vëllau i saj, Petriti, i cili po luftonte për tre muaj pas një sëmundje.

Ky është postimi i plotë i ministres Hajdari:

“Sa rëndë për motrën të jap këtë njoftim,Vëllau ynë i dashur Petriti, sot na la, pas 3 muaj luftë në mes jetës dhe vdekjes në spitalet zvicrrane në Aarau. Pusho i qetë në paqë vëlla Titi i dashtun shumë për ne, e gjithë miqtë tanë kudo që janë. P.s Për detajet e funeralit do të njoftojmë në ditët në vijim…. “

/GazetaSinjali/