Lëkë Bulliqi, 17-vjeçar, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra pasi u qëllua me armë zjarri dje në Prishtinë.
Tifo grupi “Plisat” kanë njoftuar se anëtari i tyre ka vdekur sot në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.
“Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot (13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë. Leka, hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës. Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe gjithë Plisat”.
Për kohën e varrimit ju lajmërojmë më vonë. Pusho i qetë Lekë”, shkruhet në njoftimin e “Plisave”. /Gazeta Sinjali/