Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur specialistja e Mjekësisë Familjare e cila ishte në pension, Lumnije Shala.
Shala ka lindur në Mitrovicë në vitin 1954, ndërsa kishte kryer studimet në degën për Mjekësi Familjare në Fakultetin e Mjekësisë.
“Ishte mjeke me vlera të larta humane, profesioniste e dalluar dhe e përkushtuar, gjithashtu kolege e respektuar për të gjithë”, është thënë nga Oda e Mjekëve të Kosovës në një postim në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Ndërron jetë Dr. Lumnije Shala- specialiste e Mjekësisë Familjare (në pension), e cila për dekada shërbeu në QKMF-në e komunës së Prishtinës.
Dr. Lumnjie Shala lindi në Mitrovicë, në vitin 1954, ndërsa ajo kreu studimet në degën për mjekësi familjare, në Fakultetin e mjekësisë dhe specializimin në fushën e mjekësisë së përgjithshme, në vitin 1988.
Ishte mjeke me vlera të larta humane, profesioniste e dalluar dhe e përkushtuar, gjithashtu kolege e respektuar për të gjithë.
Ngushëllime familjarëve dhe kolegëve!