image Vdes shoferi pasi bie me veturë në lumin Shkumbin

Rajon

Siguri/ Vdes shoferi pasi bie me veturë në lumin Shkumbin

news image

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Murras të Elbasanit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, S.S., 35-vjeçari ka qenë duke drejtuar veturën e  tipit “Benz”, ku ka dalë nga rruga duke rënë në lumin Shkumbin dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, kanë bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga lumi, ku brenda tij u gjet trupi i pajetë, S.S.

Policia është duke zbardhur rastin./Gazeta Sinjali/