image Eric Wendt konfirmohet si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Shqipëri

Eric Wendt konfirmohet si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

news image

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar zyrtarisht Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri.

Në seancën e Senatit, kandidatura e Wendt mori 51 vota pro dhe 47 vota kundër, duke siguruar miratimin përfundimtar për emërimin e tij në këtë post diplomatik.

Votimi në Senat erdhi pasi kandidatura e tij ishte miratuar më herët edhe nga komisioni përkatës senatorial, duke hapur rrugën për konfirmimin final.

Me këtë vendim, procesi i emërimit të Eric Wendt si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është përmbyllur. Ai pritet të marrë detyrën në Tiranë në ditët në vijim.

Wendt vjen në këtë detyrë me një përvojë të gjatë në forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/