image Vdes punonjësi i ShKK-së, Ramadan Berisha

Sociale

Vdes punonjësi i ShKK-së, Ramadan Berisha

news image

Ka vdekur punonjësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ramadan Berisha, shkruan Gazeta Sinjali.

I ndjeri ka punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga ShKK-ja nëpërmjet një telegrami ngushëllimi që e kanë publikuar në Facebook.

Ata kanë shkruar se Berisha ka dhënë një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Tutje ata kanë shkruar se i ndjeri do të mbetet në kujtesën SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.

“Andaj, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia në vend dhe pamundsisë për pjesëmarrje në vorrim, Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, shkruhet në telegramin e ngushëllimit të ShKK-së./Gazeta Sinjali/