Punëtori i ndërmarrjes Trepça, Isak Fejza, nga Mitrovica ka ndërruar jetë sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Për të ndjerin ishte kërkuar edhe gjak, pasi kishte qenë i infektuar me COVID-19, por që nuk kishin mundur ta siguronin.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë Sindikata e re e kombinatit Trepça duke e cilësuar atë si një ikonë të punës.
“Do të mbetet i përjetshëm në mendjen dhe zemra tona me veprat e tij. Në këto momente të rënda për ju, ne si Sindikatë re e Trepça Sh.A. duke bashkëndjerë dhimbjen që keni, jemi me mendje e me zemër pranë jush, duke ju dhënë forcë që ta përballoni këtë humbje të madhe për ju dhe për kombinatin Trepça”, thuhet në njoftimin e Sindikatës./Gazeta Sinjali/