image Vdes politologu Ramush Tahiri

Sociale

Vdes politologu Ramush Tahiri

news image

Ka humbur jetë ditën e sotme analisti e politologu Kosovar, Ramush Tahiri.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Rasim Selmanaj.

“Qenka ndarë nga jeta analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri.Shpirti i mikut tonë u preht në paqe!”, ka shkruar ai në Facebook.

Pas vetes ka lënë gruan, profesoreshën univeristare Lindita Tahiri dhe dy djemtë.

Gjithashtu ai ka qenë këshilltar politik i ish-presidentes së vendit Atifete Jahjaga.

Ende nuk është bërë e ditur dita dhe koha e varrimit.
/Gazeta Sinjali/