image Konjufca: Rezoni politik që reflektonte Ramush Tahiri ishte gjithnjë frymëzues

Sociale

Konjufca: Rezoni politik që reflektonte Ramush Tahiri ishte gjithnjë frymëzues

news image

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pas ndarjes nga jeta të politologut, Ramush Tahiri, i ka shprehur ngushëllime familjes Tahiri, shkruan Gazeta Sinjali.

Konjufca, përmes një postimi në Facebook shkruan se rezoni politik që ai ka reflektuar sa herë diskutonte për zhvillimet kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, ishin gjithnjë frymëzuese.

Kryetari i Kuvendit gjithashtu tha se për më shumë se tri dekada Ramush Tahiri, dha një kontribut të vyer për çlirimin nga okupimi serb dhe shtetndërtimin e Republikës.

I tronditur e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të politologut tonë të shquar, Ramush Tahiri.

Rezoni politik që ai ka reflektuar sa herë diskutonte për zhvillimet kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, ishin gjithnjë frymëzuese.

Për më shumë se tri dekada ai dha një kontribut të vyer gjatë përpjekjes sonë të suksesshme kolektive për çlirim nga okupimi serb dhe shtetndërtimin e Republikës.

Duke e pas njohur personalisht dhe pjesëmarrës bashkë me të nëpër shumë emisione televizive, Ramush Tahiri do të na mungojë të gjithëve.

Ngushëllime familjes Tahiri, miqve e bashkëpunëtorëve të tij.

U prehtë i qetë e në paqe!“, u shpreh Konjufca. /GazetaSinjali/