image AGK e vlerëson lart kontributin e Tahirit për profesionin e gazetarisë

Sociale

AGK e vlerëson lart kontributin e Tahirit për profesionin e gazetarisë

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Tahiri pas ndarjes nga jeta të politologut Ramush Tahiri.

AGK përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se Tahiri kishte punuar si gazetar, politolog, analist dhe këshilltar i ish presidentes Atifete Jahjaga.  

Në postimin e AGK-së thuhet se: “Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri. Krahas profesionit të gazetarisë, Tahiri ishte edhe politolog, analist dhe këshilltar politik i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. AGK e vlerëson lart kontributin që Tahiri e ka dhënë për profesionin e gazetarisë”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Ramush Tahiri”.

/GazetaSinjali/