image Vdes personi që iu vendos zemra e derrit dy muaj më parë

Botë

Vdes personi që iu vendos zemra e derrit dy muaj më parë

news image

David Bennett, 57 vjeçari, që iu vendos një zemër derri në janar në vend të zemrës së tij, ka ndërruar jetë.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e Bennett, sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, ku ai mori transplantin por ai filloi të përkeqësohej ditët e fundit dhe spitali njoftoi vdekjen e tij të mërkurën, shkruan Usatoday, transmeton Gazeta Sinjali.

Bennett ishte pacienti i parë që mori një organ kafshe të modifikuar gjenetikisht.

 “Jemi të shkatërruar nga humbja e zotit Bennett. Ai u tregua një pacient trim dhe fisnik që luftoi deri në fund. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij”, tha në një deklaratë Dr. Bartley Griffith, kirurg që drejtoi transplantin e Bennett.

/GazetaSinjali/