image Vdes personi i parë nga koronavirusi në Bosnje e Hercegovinë

Rajon

Rajoni/ Vdes personi i parë nga koronavirusi në Bosnje e Hercegovinë

news image

Në Bosnje e Hercegovinë është shënuar vdekja e parë nga pandemia COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas menaxherit të spitalit në qytetin veriperëndimor, Bihaq, pranë kufirit me Kroacinë, i vdekuri është një burrë i cili po trajtohej në këtë spital. Ai nuk dha më shumë detaje për viktimën.

Kujtojmë që, autoritetet boshnjake pak më parë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, shkruan “Reuters”.

Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar 90 raste të prekura me koronavirus. Numër më i madh i personave të infektuar është shënuar në shtetet fqinjte të Bosnjës, në Serbi dhe në Kroaci./Gazeta Sinjali/