image Vdes papritur 60-vjeçari në Prizren, vëllai i tij thotë se kishte probleme shëndetësore

Siguri

Vdes papritur 60-vjeçari në Prizren, vëllai i tij thotë se kishte probleme shëndetësore

news image

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Burim Shala” në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se në vendngjarje ka dalë edhe hetuesi i forenzikës, i cili pas shikimit të vendit të ngjarjes, ka deklaruar se nuk ka parë asnjë gjë të dyshimtë në pamjen e jashtme të viktimës.

Në lidhje me vdekjen e 60-vjeçarit është deklaruar edhe vëllai i tij, i cili i tha Policisë se i ndjeri ka pasur probleme me tension dhe sheqer për një kohë të gjatë.

Sinjali mëson se pas procedurave të Forenzikës dhe Policisë, trupi i pajetë i 60-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

/GazetaSinjali/