COVID-19

Të infektuar

1158

Të shëruar

876

Të vdekur

30

Policia/ Vdes pacienti që po dërgohej nga Gjilani në QKUK, pasi u rrokullis autoambulanca

news image

Si pasojë e rrokullisjes së autoambulancës, teksa po dërgohej një pacient nga Gjilani në QKUK, ka ndërruar jetë pacienti, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Rreth orës 23:00, jemi informuar nga QKUK-ja në Prishtinë se pasagjeri që ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor, nga lëndimet e marrura në aksidentin e komunikacionit kishte ndërruar jetë. Lidhur me rastin kemi informuar prokurorin kujdestar, i cila ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në IML për Obduksion”, tha Hashani për Gazetën Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bresalc të Gjilanit. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin