image Rrotullohet ambulanca në Gjilan teksa po e transportonte një pacient - ka të lënduar

Kosovë

Policia/ Rrotullohet ambulanca në Gjilan teksa po e transportonte një pacient – ka të lënduar

news image

Dy persona janë lënduar pasi një autoambulancë e cila ishte duke e transportuar në Prishtinë një pacient është rrotulluar në fshatin Bresalc të Gjilanit në orët e mbrëmjes.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se pacienti i cili ishte duke u dërguar në Prishtinë pas rrotullimit të autoambulancës ka pësuar disa lëndime të lehta trupore.

“Po, mund ta konfirmoj rastin, një aksident ka ndodhur në fshatin Bresalc në orët e mbrëmjes është vetaksident, ku fatmirësisht përveç dëmeve materiale ka lëndime të lehta trupore. Ka qenë duke e transportuar një person në Prishtinë. Dy persona janë të lënduar lehtë. Pacienti i cili ka qenë duke e transportuar ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Hashani.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent. /Gazeta Sinjali/