Ka ndërruar jetë njëri nga pesë të lënduarit në një aksident mes tri automjeteve që u shkaktua mbrëmjen e të martës rreth orës 22:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se viktima është e gjinisë femërore, trupi i pajetë i të cilës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkaq, personat e tjerë të lënduar bëhet e ditur se janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
“Autostradë(NN) 06.10.2020-22:00. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurëse ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në IML për obduksion, ndërsa pesë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/