Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka vdekur specialistja e pediatrisë, Sanije Shala-Demiri, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftim theksohet se dr. Shala-Demiri ka qenë specialiste e pediatrisë dhe i ka shërbyer pacientëve pranë Spitalit të përgjithshëm në Mitrovicë.
“Ishte mjeke e përkushtuar ndaj profesionit të saj. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, thuhet në njoftim e OMK-së.