image E rëndë në Shkup: Mjekja ia pret gishtin gabimisht foshnjës së porsalindur

Rajon

E rëndë në Shkup: Mjekja ia pret gishtin gabimisht foshnjës së porsalindur

news image

Një mjeke e cila punonte në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup është pezulluar nga puna pasi e njëjta po përballet me akuza të rënda. Tashmë ish-punëtorja e kësaj klinike po akuzohet se i ka prerë gishtin pa dashje një foshnje të porsalindur. 

Ngjarja ka ndodhur para 10 ditësh, teksa së fundmi për këtë ngjarje kanë dhënë shpjegim edhe nga Klinika.

Klinika në shpjegimin e tyre këtë fatkeqësi e quan incident, teksa shtojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë lindjes.

”Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetikë – Shkup, kur një mjek aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të foshnjës gjatë lindjes. Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. Foshnja e porsalindur është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është sanuar lëndimi”, thonë nga Klinika e Gjinekologjisë në Shkup.

Nga Klinika shtojnë se mjekja është pezulluar nga puna teksa Komisionit Disiplinor ka vendosur masën maksimale të dënimit sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, si dhe me ndërrimin e vendit të punës.

/GazetaSinjali/