image Vdes një punëtor ndërtimtarie në Isniq të Deçanit

Siguri

Vdes një punëtor ndërtimtarie në Isniq të Deçanit

news image

Një punëtor i ndërtimtarisë është rrëzuar gjersa ishte duke punuar dhe si pasojë ka humbur jetën, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit dhe sipas Policisë së Kosovës, viktima ishte shtetas i Shqipërisë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktimës ndihma e parë mjekësore i është dhënë në Spitalin e Pejës ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë u dërgua në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

“ Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktimës ndihma e parë mjekësore iu ka dhëne në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. / Gazeta Sinjali /