Sot, në Spitalin Rajonal të Gjakovës ka ndërruar jetë një pacient i cili ishte i infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, i cili tha se viktima është një 85-vjeçar.
“Po, për një e di sigurt. Mund t’ua konfirmoj se ka vdekur një 85-vjeçar i cili ishte i prekur me COVID-19. Sot ka ndërru jetë në spital dhe sot bëhet varrimi i tij”, tha ai./Gazeta Sinjali/