Një person hungarez dhe shtetas i Serbisë ka vdekur në mënyrë të dyshimtë gjatë ditës së djeshme në Shtime.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, infermierja ka raportuar rastin, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Ankuesja femër K-Shqiptare infermiere, ka informuar se ka vdekur pacienti mashkull hungarez shtetas i Serbisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/