Një person në Prizren është rrëzuar nga pema dhe si pasojë e ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i është ofruar tretman mjekësor menjëherë, por se nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve.
“Viktima mashkull kosovar, është rrëzuar nga pema dhe ka pësuar lëndime të rënda. Viktimës i është dhënë tretmani mjekësor, por nga lëndimet e pësuara, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në raportin PK-së./ Gazeta Sinjali /