Një person ka vdekur në fshatin Sllatinë të Podujevës, pasi ishte lënduar derisa ishte duke prerë dru në pyll.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rrethanat e lëndimit ende nuk dihen.
Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe nga Policia e Kosovës.
“Me datë 04.10.2020 në fsh. Sllatinë – Podujevë, viktima mashkull kosovar derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar, si pasojë e lëndimeve i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Gazeta Sinjali/