image Vdes një person në moshën 27-vjeçare nga koronavirusi në Kamenicë

Shëndetësi

Vdes një person në moshën 27-vjeçare nga koronavirusi në Kamenicë

news image

Ka vdekur një person në moshën 27-vjeçare nga Kamenica si pasojë e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

“Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur”, ka shkruar Kastrati.

Ai po ashtu bëri thirrje që të respektohen masat kundër koronavirusit.

“Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin; modestinë e dashurinë. Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur. Ju lutem mos e bëni një gjë të tillë. Respekt sot është të mos ia zgjatësh dorën tjetrit”.

“Secili prej nesh jemi ushtare në luftën e përbashkët kundër këtij virusi. Sonte e humbëm një betejë, por luftën duhet ta fitojmë”, ka shkruar Kastrati. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/1209700476034355?__xts__[0]=68.ARAo2toMkiGG9XEnO3On3SDRS0Rx3a5nMuIFFMyS2OXGdlYs7o0vyzQ2bsHtlIYJ_-m5k-ZvsbYi9KG8G40jhkyHZvgxc9-BjYZkH724SUtCFpkqSLKokfGaf3xlHldYzP6IAJdqWtaWMcwTXW0EzYUAgsFm8cKU-w1xXLZ2EcgcVKb8tz45gSTFAqc_XJtpFpQ84Q7_lK19otCCATZzZjS_jv-V2a4PZnmWguNrODpW_WY9WOSu981OisPftghIGs2N6kbwQYYSvru1WHPdnfeTFL4X7jJg3hXlLtvWUMh9wKCXjX53tQ0JI9tId5zjFb1ZlubcqYm1_m8x-cBxvQ&__tn__=-R