Një person shtetas i Sirisë ka vdekur mbrëmë, rreth orës 20:00, pasi që i njëjti është goditur nga një veturë në Mitrovicë të Veriut.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur kur një person, identiteti i të cilët është zbuluar, e ka goditur viktimëm me një veturë të tipit NN.
Sipas informacioneve të gazetës, shtetasi sirian ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Sinjali mëson se njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Sinjali/