Një aksident ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Komoran, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka konfirmuar se pesë persona kanë qenë të përfshirë në aksident, ndërsa të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.
“Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:15 në fshatin Komoran. Nga ky aksident një person e ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura”, tha Hoxha.
Policia e Kosovës në për shkak të numrit të madh të aksidenteve bën apel tek te gjithë drejtuesit e automjeteve, që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes./Gazeta Sinjali/