image Vdes një paciente në QKUK, Prokuroria nis hetimet

Shëndetësi

Vdes një paciente në QKUK, Prokuroria nis hetimet

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet rreth një rasti të vdekjes së një pacienteje, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo raportohet se vdiq dje në mëngjes rreth orës 08:50.

Hetimet, sipas policisë, nisën pas ankesës që bëri një person nën pretendimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

“Një mashkull kosovar ka raportuar për një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, si pasojë e të cilit, sipas tij, ka ardhur deri te vdekja e të ndjerës viktimë femër/kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 –orësh të policisë. /Gazeta Sinjali/