image Vdes një kosovar në Durrës, dyshohet se u mbyt në det

Shqipëri

Vdes një kosovar në Durrës, dyshohet se u mbyt në det

news image

Një 73-vjeçar nga Kosova ka është mbytur në detin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës sot rreth orës 19:12.

“Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës,  shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Kujtojmë se, pak ditë më parë një tjetër i moshuar nga Kosova humbi jetën në plazhin e Shëngjinit./Gazeta Sinjali/