image I kërkuar për tentativë vrasje, kapet 23-vjeçari në Durrës

Shqipëri

I kërkuar për tentativë vrasje, kapet 23-vjeçari në Durrës

news image

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Akuza”, duke vënë në pranga një 23-vjeçar të shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në Tiranë i shtetasit F. B., 23 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Durrësit i kishte caktuar në muajin mars 2026 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim.

Dyshohet se më datë 15.12.2025, në një lokal në lagjen nr. 9 në Durrës, i riu në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin F. K, shkruan Euronews.al.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/