image Vdes një foshnje në Greqi, dyshohet se u përdhunua nga babai

Rajoni/ Vdes një foshnje në Greqi, dyshohet se u përdhunua nga babai

news image

Një foshnje njëmbëdhjetë muajsh siriane me simptoma të encefalitit dhe lëndimeve në kokë është pranuar sot në Spitalin e Fëmijëve P&A Kiriyaku në Athinë.

Përveç kësaj, u zbulua se në trupin e vajzës kishte shenja të abuzimit seksual. Foshnja, për fat të keq, nuk mbijetoi, shkruajnë mediat greke.

Prindërit e foshnjes që banojnë në një program strehimi refugjatësh, në zonën Zograf, dhe një çift tjetër i bashkëkombësve të tyre, të cilët jetonin në të njëjtin apartament, u dërguan në komisariat.

Sipas mediave greke, babai besohet të jetë dhunuesi.

Procedimet paragjyqësore mbikëqyren nga një prokuror kompetent për të mitur./Gazeta Sinjali/