image Vdes një burrë në Rahovec pasi u vetaksidentua me traktor

Siguri

Vdes një burrë në Rahovec pasi u vetaksidentua me traktor

news image

Një burrë ka ndërruar jetë në fshatin Qifllak të Rahovecit pasi u vetaksidentua me traktor.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:00.

Viktima pas aksidentit është dërguar për në spitalin rajonal të Gjakovës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relevante policore si dhe prokurori i shtetit.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion./ Gazeta Sinjali/