Një punëtor i kopshtit zoologjik në Spanjë ka vdekur pasi një elefant e goditi atë me hundën e tij, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas CNN, 44-vjeçari, Joaquin Gutierrez Arnaiz, u godit nga një elefant afrikan 4.4 tonë, femër, në Parkun Natyror Cabarceno në Cantabria, Spanjë Veriore.
Gutierrez Arnaiz u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Marques de Valdecilla, ku vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Lidhur me këtë rast, policia lokale, Garda Civile dhe kopshti zoologjik filluan hetimin e këtij incidenti.
Francisco Javier Lopez Marcano, Ministri i Turizmit në Cantabria, tha në një deklaratë për mediet spanjolle se elefanti që goditi punëtorin kishte një infeksion në këmbë dhe ndoshta ishte edhe shtatzënë./Gazeta Sinjali/