image Vdes një 32-vjeçar në Spitalin e Pejës, po priste rezultatin e testit për COVID-19

Shëndetësi

Vdes një 32-vjeçar në Spitalin e Pejës, po priste rezultatin e testit për COVID-19

news image

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky spital njofton se i ndjeri kishte diagnozë për koronavirus, por ende nuk e kishte pranuar rezultatin e testit.

“Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatëkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat. Spitali i Përgithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës./Gazeta Sinjali/