Një 21-vjeçare ka vdekur pas një aksidenti të trafikut në magjistralen Ferizaj-Lipjan, apo më saktësisht në fshatin Muzeqinë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës e cila ka thënë se pas një aksidentit një person ka ndërruar jetë dhe pesë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas dyshimeve fillestare, shoferi 26-vjeçar i veturës “Golf” për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe vetura ka përfunduar në lumin e fshatit, raporton Gazeta Sinjali.
“Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 01:35 minuta, në rrugën Ferizaj-Lipjan, në fshatin Muzeqinë, ka humbur jetën një person kurse pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore”.
“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës VË Golf V.O. ( m/sh/k 26 vjeçar ), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi timonin, kalon jashtë rrugës në anën e majtë me ç”rast automjeti bie në lumin e fshatit”, thuhet në njoftim.
Policia ka konfirmuar se 21-vjeçarja me iniciale A.A ka ndërruar jetë pas këtij aksidenti.
“Në këtë aksident, pasagjerja A.A.( f/sh/k 21 vjeçare) ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë, ndërsa pesë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor. Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/