Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Ambientit në Qeverinë serbe Branisllav Blazhiq ka vdekur nga kronoavirusi, merr vesh B92.
Branisllav Blazhiq ishte lindur në ditën e sotme në vitin 1957 në Kikindë.
Ishte një prej themeluesve të Partisë Përparimtare të Serbisë të Vuçiqit dhe anëtar i kryesisë së kësaj partie.
Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe ishte specialist i mjekësisë së përgjithshme.
Në biografinë e tij është pretenduar se prej vitit 1986 deri 1988 ishte kryeshef i Shërbimit Emergjent në Kikindë. Ka punuar edhe si kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Kikindës.
Si funksionar i Partisë Radikale Serbe tri herë ishte zgjedhur për deputet federativ, dy herë si republikan, ndërsa prej vitit 1996 deri 2000 ishte deputet në Kuvendin e Vojvodinës. Prej vitit 1998 deri 200 ishte ministër republikan i Serbisë për mbrojtje të ambientit.
Ka kryer edhe funksionin e kryetarit të Komunës së Kikindës prej vitit 2004 deri 2008./Gazeta Sinjali/