image Vdes nga koronavirusi punonjësi i QKMF-së në Prizren

Shëndetësi

Vdes nga koronavirusi punonjësi i QKMF-së në Prizren

news image

Pas pesë ditë ballafaqimi me COVID-19, Bashkim Qollopeku, punonjës në QKMF në Prizren, ka ndërruar jetë sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.

“Ky ka rezultu pozitiv me datë 20 tetor, që i bie faktikisht me datën 20 e kemi marrë rezultatin, ndryshe ka qenë në spital. Pozita e tij ka qenë koordinator i informacionit”, tha ai.

Shehu po ashtu tregoi se nuk ka persona tjerë në staf që janë të infektuar.

“Për momentin nuk ka tjerë të infektuar, në fakt ka pasë por janë të shëruar, megjithatë ata të cilët janë të dyshuar ose që kanë simptoma, ne së paku 1 javë përpara i kemi dërguar në pushim”, shtoi ndër të tjera Shehu./Gazeta Sinjali/