Faqja zyrtare e komunës së Shtimes në Facebook, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person nga kjo komunë ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Zvicër.
“Poashtu dje kemi kuptuar se një bashkëvendas nga fshati Petrovë me banim në Zvicër ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes COVID-19 me këtë rast i shprehim ngushëllimet më të sinqerta.”, shkruajnë komuna.
Ndërkaq, për rastin e fundit nga Përjashtica e Shtimes, komuna thotë se Shtabi Emergjent janë angazhuar për të marrë masa./ Gazeta Sinjali/