Në Veri të Kosovës, një person ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, ndërsa tre të tjerë janë infektuar brenda 24 orëve të fundit.
Viktima është nga Mitrovica e Veriut, ndërsa tre të infektuarit janë nga Leposaviqi.
Lajmin e ka bërë të ditur Shtabi për situata emergjente në veri të Mitrovicës.
Po ashtu pesë pacientë janë shëruar – katër nga Mitrovica dhe një nga Zubin Potok.
Deri më tani, gjithsej 108 persona janë të infektuar me koronavirus, në komunat me shumicë serbe, nëntë kanë vdekur dhe 72 pacientë janë shëruar.